Miresevini ne Grand Hotel Palace Korca
Ne qender te Korces, ne pjesen me te preferuar te saj, prane gjithe institucioneve zyrtare dhe zemres te aktivitetit te biznesit, “GRAND HOTEL PALACE”, hoteli me i madh i qytetit prezantohet ne tregun e hotelerise dhe turizmit, krejtesisht me nje fytyre te re, te rinovuar me teknologjine me te fundit. Profili elegant i ambjenteve te tij, te pajisura me komfortin dhe cilesine e kohes, te gershetuara me nje sherbim dhe menaxhim profesional, e bejne ate padyshim hotelin me te preferueshem dhe me konkurent, si ne akomodim, menu te pasura kuzhine dhe bar cilesor, ashtu edhe ne zhvillimin perfekt te aktiviteteve te tjera, si seminare, konferenca, koktejle dhe ceremoni te ndryshme. GRAND HOTEL PALACE do te thote ngrohtesi dhe vitalitet si ne shtepine tuaj.